Osmani: Fronti i madh evropian do të bëhet urë lidhëse me Brukselin

Kandidati i BDI-së për president, Bujar Osmani, sot ka vizituar fshatrat e malësisë së Tetovës. Ai foli me banorët e këtyre fshatrave për programin e tij si president dhe udhëkryqin në të cilin, sipas tij, ndodhet shteti që përkon me rëndësinë historike të kandidaturës së tij për president.

“Dhe mesazhi më i madh që mund të dërgojmë është se tani jemi një vend i dy popujve, të cilët garojnë në raundin e dytë për president, një maqedonas, një shqiptar. Ky është një mesazh historik. Ndaj ju kërkoj të mobilizoheni, të bëni të mundur kalimin e kësaj barrierë, sepse krijohet eufori dhe euforia është si një ortek bore që mbledh gjithçka përpara. Prandaj ju thërrasim njerëz, për të arritur këtë fitore historike, të shkojmë në raundin e dytë”, tha Osmani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button