Osmani bisedë telefonike me presidentin gjerman, kërkon përkrahje për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se dje ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Përmes një postim në llogarinë e saj në “X” Osmani shhkruan se temë e bisedës telefonike me Streinmeier ishte anëtarësimi i Kosovës në KE.
“Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit”, ka shkruar Osmani në X.
Osmani gjithashtu shkruan se anëtarësimi në KiE nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm. Telefonata vjen pasi Franca dhe Gjermania insistojnë në themelimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës përpara se të japë “po” që vendi t’i bashkohet organizatës për të drejtat e njeriut me bazë në Strasburg, Këshillit të Evropës.
Yesterday, I spoke with German President Frank-Walter Steinmeier to discuss Kosovo’s membership in the @CoE.
I emphasized the critical importance for the successful conclusion of this process, to ensure that all our citizens benefit from the Council’s instruments as soon as… pic.twitter.com/XB82jnDx9b
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 15, 2024



