Orhan Kurtishi: Punonjësve të postës do tu rritet rroga për 1800 denarë

Drejtori i Postës së Maqedonisë, Orhan Kurtishi ka njoftuar sot se pas rritjes së rrogës minimale, tani për 1800 denarë do të rritet rroga për pjesën tjetër të stafit.
“Fjalët po i kthejmë në vepra!
Pas rritjes së rrogës minimale në mars, sot po i japim një tjetër lajm të mirë punonjësve tanë në Postën e Maqedonisë së Veriut!
Rroga po rritet me 1800 denarë për pjesën tjetër të stafit!
Vazhdojmë me dinjitet e përkushtim, hap pas hapi, për të përmirësuar jetën e secilit punonjës!”, ka deklaruar Kurtishi.