Orhan Kurtishi pret në takim drejtorin gjeneral të Postës së Sarajevës

Drejtori i Postave të Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi ka pritur në takim drejtorin gjeneral të Postës së Sarajevës në Bosnje e Hercegovinë, Hadis Shehiq. Ai njoftoi se në këtë takim është diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy postave, forcimin e lidhjeve dhe përmirësimin e shërbimeve, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbim eksperiencash dhe resursesh.

“Po ashtu, u shqyrtuan disa nga problematikat që hasim në punën e përditshme të Postës, duke përfshirë sfida të menaxhimit të fluksit të punës, organizimin e shërbimeve dhe implementimin e teknologjisë së re”, ka njoftuar drejtori Kutishi.

Në takim ishin prezent edhe zv.drejtori Nikolco Ugrinov si dhe kryetarët e sindikatave të Maqedonisë së Veriut, Boro Veligdenov dhe Elldin Shabanoviq nga sindikata e Bosnje e Hercegovinës. Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve postare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button