Orhan Kurtishi merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve Postarë në Baku: Fokus në Inovacione dhe Bashkëpunim Global

Drejtori Gjeneral i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, po merr pjesë në Forumin e Liderëve Postarë që po zhvillohet në Baku të Azerbejxhanit.
“Në kuadër të Unionit Universal Postar (UPU), në Baku të Azerbejxhanit po zhvillohet Forumi i Liderëve Postarë, një ngjarje e rëndësishme që mbledh përfaqësues të postave anëtare nga e gjithë bota. Gjatë këtij forumi, po diskutohet për inovacionet më të fundit në teknologjinë postare, si dhe mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet postave të ndryshme anëtare të UPU-së. Gjithashtu kemi mundësinë të shqyrtojmë mënyrat për të adresuar dhe tejkaluar rreziqet dhe sfidat që ndodhin në fushën e shërbimeve postare, duke garantuar kështu që shërbimet e postës të mbeten të qëndrueshme dhe efikase për qytetarët në nivel global. Ky forum ofron një mundësi të shkëlqyer për ndarjen e eksperiencave dhe krijimin e partneriteteve të reja që do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve postare në të ardhmen”, ka shkruar Kurtishi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button