Orhan Kurtishi: Kërkuam 5 milion euro nga Qeveria për t`i shlyer borxhet e akumuluara ndër vite
Orhan Kurtishi, Drejtor Gjeneral i Postave të Maqedonisë në emisionin Biznes Plus+ në TVM 2 midis tjerash folur edhe për kërkesën e ndihmës prej qeverisë prej 5 milion eurove të cilën e kanë menduar të shlyejnë borxhet e akumuluara ndër vite, të shlyejnë kreditë si dhe të mendohet pagesa e 2000 puntorëve.
“Duke marrë parasysh gjendjen financiare që aktualisht është jo stabile, edhe pse tashmë muaji i katër me radhë që po paguajmë rrogat me rregull, mirëpo prapë mund të them që nuk është stabile financiarisht. Ne kemi kërkuar një mbështetje prej 300 milion denarëve ose përafërsisht 5 milion eurove, duke kalkuar se tash në fund të vitit kemi edhe regresin që duhet t`ia paguajmë puntorëve. Ne kemi 2000 puntorë, 1700 janë me vendim dhe janë diku rreth 250-300 postier të kontraktuar për të cilët fatkeqësisht deri më tani nuk është gjetur ndonjë zgjidhje si nga pjesa e qeverisë ashtu edhe nga menaxhmentit. Ku prapë nuk varet prej udhëheqësve gjithcka. Kanë bo kërkesë, por nuk kanë gjetur zgjidhje që edhe ato të hyjnë në pjesën e vendimeve dhe të mbulohet pjesa tjetër. Më konkretisht mendohet për pagesën e 2000 puntorëve, pjesa tjetër është pjesa e kredive dhe disa borxheve të akumuluara që nga viti 2020, 2021”, theksoi midis tjerash Kurtishi.