Organizata terroriste PKK vendos të tërhiqet nga territori i Turqisë

Organizata terroriste PKK deklaroi sot se elementët e saj të armatosur brenda kufijve të Turqisë janë në proces tërheqjeje drejt Irakut, transmeton Anadolu.
Një deklaratë për shtyp u dha nga anëtarët e grupit terrorist në rrëzë të malit Kandil pranë qytetit Sulaymaniyah në Irak.
Në deklaratën, të lexuar nga një figurë e lartë e organizatës, u tha se, në përputhje me vendimet e marra gjatë të ashtuquajturit kongres të mbajtur në maj nën drejtimin e udhëheqësit Abdullah Oçalan, PKK-ja ka vendosur t’i japë fund pranisë së saj organizative dhe aktiviteteve të armatosura.
Si pjesë e këtij procesi në vazhdim, thuhet në deklaratë, grupi terrorist aktualisht po tërheq elementët e tij të armatosur nga brenda kufijve të Turqisë në Irakun verior me miratimin e Ocalanit.
Në zonën ku u bë deklarata, një grup prej 23 terroristësh të PKK-së që thuhet se janë larguar nga territori turk dhe kanë mbërritur në Irak ishin gjithashtu të pranishëm.



