Orban:Kërcënimi i Luftës së III Botërore po rritet, të bëhet çmos për ta parandaluar

Kërcënimi i një lufte të tretë botërore vazhdon të rritet, tha kryeministri hungarez Viktor Orban, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë gjithçka që mundet për ta parandaluar atë.
“Ndoshta pyetja më e rëndësishme tani është nëse do të ketë një luftë të tretë botërore, dhe përgjigjja është se gjasat e një lufte botërore janë vazhdimisht në rritje”, tha ai në një fjalim të transmetuar nga kanali televiziv M1 .
Si provë, Orban përmendi rezultatet e sondazheve në gjashtë vende të mëdha, qytetarët e të cilave e konsiderojnë kërcënimin e një lufte të re botërore mjaft real. Mendimi se “brenda 5-10 vjetësh do të shpërthejë një luftë e tretë botërore mbahet nga 55% e francezëve, 50% e spanjollëve, 46% e italianëve, 45% e amerikanëve, 41% e britanikëve dhe 41% e gjermanëve”, shtoi kryeministri.
“E gjithë bota e ndjen erën e ftohtë të luftës”, vuri në dukje ai.