Orban: Ukraina e ka humbur sovranitetin, e ardhmja e saj është në duart e të tjerëve

Ukraina e ka humbur tashmë sovranitetin e saj dhe Bashkimi Evropian ka filluar të diskutojë mundësinë e ndarjes së vendit në përputhje me logjikën e vjetër koloniale, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban, në një tubim pas një marshimi paqeje në Budapest.
Duke folur për vendosmërinë e udhëheqësve të BE-së për ta mbajtur konfliktin në Ukrainë të vazhdueshëm, ai theksoi se “Ukraina e ka humbur prej kohësh sovranitetin dhe pavarësinë e saj. E ardhmja e saj është në duart e të tjerëve”, theksoi Orban.
Sipas tij, udhëheqësit e BE-së pretendojnë se mbështesin Ukrainën dhe kërkojnë ta “shtypin atë në Bashkimin Evropian”, por “çështja e ndarjes së Ukrainës është tashmë në axhendë”. Orban e sheh këtë si “logjikën e vjetër koloniale”, sipas së cilës “vendet e dobëta duhet të shkatërrohen” në mënyrë që të ndahen midis të tjerëve.



