Orban pret që RMV ti fillojë negociatat me BE-në deri në fund të vitit, thotë se RMV-së i janë lënduar ndjenjat kombëtare

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha nga Ohri, se pret që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me BE-në deri në fund të vitit.

“Kam një propozim dhe ia kam përcjellë atë propozim. Kjo është arsyeja pse ne jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë në këtë çështje. Nëse palët janë të gatshme të pranojnë Hungarinë si ndërmjetës, kjo është punë e tyre, por ne duam të gjejmë një zgjidhje që i përshtatet si Bullgarisë ashtu edhe Maqedonisë. Por kjo është punë e palëve në konflikt, ne jemi këtu për të ofruar ndihmë. Tani gjëja tjetër është ndarja nga Shqipëria. Është e vështirë të kuptohet. Një komb duhet të mashtrohet vazhdimisht me fillimin e negociatave dhe vendet e tjera duhet të pranohen si anëtarë”, deklaroi Orban, përcjellë Alfax.

Gjëja më e rëndësishme për një komb është krenaria e tij kombëtare dhe në rastin e Maqedonisë së Veriut është lënduar, tha poashtu kryeministri hungarez Viktor Orbán.

“Dua të theksoj se krenaria kombëtare është gjëja më e rëndësishme për një komb dhe BE-ja duhet të ketë parasysh krenarinë kombëtare të të gjitha shteteve. Ajo që po ndodh me Maqedoninë, po lëndon krenarinë kombëtare të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe po ndodh vazhdimisht në 10 vitet e fundit. Nëse shikojmë sinqerisht, ju duhet të kishit qenë një anëtar i BE-së shumë kohë më parë”, ka shtuar Orbán.Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button