Orban: Hungaria nuk do të bëhet vend emigrantësh, pavarësisht Brukselit

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha sot se vendi nuk do të bëhet një vend emigrantësh, pavarësisht se çfarë bën Brukseli.

Orbán vuri në dukje se që nga viti 2015, kur ishte “kulmi i krizës së emigrantëve”, Hungaria ka bërë thirrje vazhdimisht për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

“Në vend që të ankohej dhe të shmangte përgjegjësinë, vendi mori frymë thellë, ngriti një gardh dhe ndaloi emigrantët. Hungarezët u ngritën në mbrojtje të interesave të tyre dhe nuk u bënë vend emigrantësh dhe nuk do të bëhen, pavarësisht se çfarë bën Brukseli… Hungaria është e hungarezëve, pikë”, ka thënë Orban në një intervistë për Radio Kossuth, raporton MTI.

Orbán tha se ka besim se Komisioni Evropian do të rimbursojë Hungarinë për kostot e mbrojtjes së kufirit të jashtëm të BE-së kundër migracionit të paligjshëm, raportoi Reuters.

Hungaria mbylli një rrugë kryesore tranziti përmes Hungarisë për qindra mijëra azilkërkues që ikin nga lufta dhe varfëria në vitin 2015, duke forcuar mbështetjen mes bashkëqytetarëve të saj, por duke tërhequr kritika nga shumë aleatë të BE-së.

“Hungaria duhet të kompensohet për atë që na kushtoi mbrojtja e kufijve”, tha Orbán.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button