Opozita shqiptare kërkon anëtar në KSHZ, mos të vidhen zgjedhjet

Një ditë para seancës së Parlamentit në të cilën pritet të votohet për shpalljen e konkursit për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, opozita shqiptare me apel që të merr këtë post, raporton Alfax.

Kujtojnë se është obligim kushtetues që njëri prej posteve të anëtarëve të KSHZ-së ti takojë opozitës. Kërkojnë që postin që aktualisht e mban i propozuari nga Aleanca për Shqiptarët në kohën kur ishte në opozitë, ti lëshohet atyre.

Deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli ka thënë se posti i anëtarit në KSHZ është parakusht për organizim të procesit zgjedhor në mënyrë të drejtë dhe demokratike, raporton Alfax.

“I bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi si dhe deputetëve të pushtetit, se nëse dëshirojnë që të dëshmojnë se nuk punojnë për të manipuluar proceset zgjedhore dhe se janë për zgjedhje korrekte, demokratike dhe se vërtetë janë të angazhuar për zbatim të vlerave evropiane, atëherë bashkërisht ta shqyrtojmë propozimin e opozitës shqiptare dhe ta përmbushin këtë obligim kushtetues”, ka deklaruar Zendeli.

Sipas tij, opozita e bashkuar shqiptare e ka legjitimitetin të kërkojë përfaqësuesin e saj në KSHZ dhe se gjithçka tjetër do të ishte një tentim i pushtetit për të marrë tërësisht në kontroll Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, dhe për të manipuluar zgjedhjet.

KSHZ përbëhet nga të propozuarit e partive politike dhe përbërja numëron shtatë anëtarë. Kryetari i takon opozitës maqedonase, ndërsa nënkryetari – partisë më të madhe shqiptare në pushtet. Tre anëtarë ka pastaj pushteti, dhe një tjetër opozita maqedonase, një ka edhe opozita shqiptare. Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button