Opozita shqiptare do të bojkotojë Kuvendin nëse nuk merr anëtar në KSHZ

Lidhja Europiane për Ndryshim paralajmëroi bojkotim të kuvendit dhe radikalizim nëse pushtetit vazhdon të tentoj manipulimin e zgjedhjeve të ardhmen përmes Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në një brifing me gazetarët liderët e këtij koalicioni, Afrim Gashi, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami kërkuan që Kuvendi të votojë propozimin e tyre  për anëtar të KSHZ-së.

AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS

“Si koalicion dëshirojmë të njoftojmë se deri më dhjetor kemi një kërkesë konkrete që Kuvendi të votojë propozimin tonë për anëtar të KSHZ-së. Nëse nuk e votojnë, ne do të largohemi nga Parlamenti, që do të thotë do të bojkotojmë Parlamentin”.

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami tha se do të pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në komunat që i drejton koalicioni. Të njëjtin qëndrim e shprehu edhe lideri i LD-së, Izet Mexhiti. Ai tha se nëse kandidati i tyre, Abdush Demiri nuk zgjidhet anëtar i KSHZ-ë, atëherë LEN-i do ta bojkotojë Kuvendin, duke shtuar se ky do të jetë “vetëm fillimi i radikalizimit”.

IZET MEXHITI, KRYETAR I LIDHJES DEMOKRATIKE

”Nëse nuk zgjidhet deri më 1 janar, da ta bojkotojmë kuvendin.  Edhe jo vetëm kaq, ky do të jetë vetëm fillimi i radikalizimit”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button