Oleksandr Usyk, “mbret” i boksit. Mposht për herë të dytë Tyson Fury-n dhe nuk njeh rivalë
Oleksandr Usyk ka mposhtur për herë të dytë Tyson Fury-n, për të mbajtur peshat e rënda WBC, WBO dhe WBA.
Pas 12 raundeve pa një fitues të qartë, me vendim unanim 116-112, 116-112 dhe 116-123, gjyqtarët i dhanë fitoren boksierit ukrainas.
Për Usyk, kjo është fitorja e dytë brenda vitit ndaj Fury-t, ndërsa nuk do të ketë më përballje mes tyre, të paktën sipas kontratës së nënshkruar. Usyk konfirmohet “mbret” i boksit dhe për momentin nuk njeh rivalë.