OKB thotë se shkatërrimi në Gaza përbën “shkelje të rëndë” të Konventës së Gjenevës dhe krim lufte
Kreu i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk, tha se shkatërrimi i infrastrukturës civile në Rripin e Gazës nga Izraeli është një shkelje e Konventës së Gjenevës dhe “një krim lufte”, transmeton Anadolu.
“Shkatërrimi i gjerë i pronës, i pajustifikuar me nevojë ushtarake dhe i kryer në mënyrë të paligjshme dhe pa qëllim, përbën një shkelje të rëndë të Konventës së Katërt të Gjenevës dhe një krim lufte”, tha Volker Türk para gazetarëve.
Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) lëshoi një urdhër të përkohshëm duke kërkuar nga Izraeli të ndalojë me pengimin e dërgesave të ndihmave në Gaza dhe të përmirësojë situatën humanitare në enklavë, pas një padie nga Afrika e Jugut që akuzon Tel Avivin për kryerjen e gjenocidit.
Izraeli ka goditur Gazën që nga sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në tetor, për të cilin Tel Aviv tha se vrau afro 1200 njerëz.
Ndërkohë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, të paktën 27.840 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe 67.317 të tjerë janë plagosur në sulmin izraelit.
Sipas OKB-së, rreth 85 për qind e banorëve të Gazës janë zhvendosur nga ofensiva izraelite, ndërsa të gjithë përballen me pasiguri ushqimore. Qindra mijëra njerëz jetojnë pa strehë dhe më pak se gjysma e kamionëve me ndihma hyjnë në territory, në krahasim me periudhën para fillimit të konfliktit.