OKB: Rreth 4.9 milionë fëmijë në Nigeri kanë nevojë për ndihma urgjente humanitare
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se në Nigeri rreth 4.9 milionë fëmijë kanë nevojë për ndihma urgjente humanitare, transmeton Anadolu.
Në raportin e UNICEF-it thuhet se gjysma e 110 milionë fëmijëve (55 milionë), që përbëjnë afërsisht gjysmën e popullsisë totale të Nigerisë, jetojnë në varfëri.
Raporti gjithashtu bëri të ditur se në vend rreth 4.9 milionë fëmijë kanë nevojë për ndihma urgjente humanitare.
Sipas raportit, 2.1 milionë fëmijë nuk janë të vaksinuar, 70 për qind e familjeve nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt dhe 40 për qind e fëmijëve nën moshën 5-vjeç nuk kanë zhvillim trupor për shkak të kequshqyerjes.
“Prosperiteti i Nigerisë duhet të fillojë me fëmijët. Ne duhet të punojmë së bashku për të siguruar që burimet tona të arrijnë tek fëmijët më të cenueshëm”, tha përfaqësuesja e UNICEF-it për Nigerinë, Cristian Munduate, lidhur me raportin.