OKB paralajmëron se nevojat humanitare në Gaza mbeten të mëdha

OKB-ja paralajmëroi se nevojat humanitare në Gazë mbeten “të mëdha” pavarësisht rritjes së ndihmave që po hyjnë në territorin palestinez pas armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Programi Botëror i Ushqimit (WFP) thanë se kishin arritur të rrisnin dërgesat e furnizimeve në Gazë pasi armëpushimi i brishtë hyri në fuqi më 19 janar, pas më shumë se 15 muajsh lufte izraelite.
Duke folur nga Gaza, Rik Peeperkorn, përfaqësuesi i OBSH-së në territoret palestineze, tha se nevojat shëndetësore në enklavën e dendur të populluar janë “të mëdha”, mes “shkatërrimit në shkallë të gjerë të sistemit shëndetësor”. /TRT World/