OKB miraton Deklaratën e Nju Jorkut: 142 vota pro, për rigjallërimin e zgjidhjes me dy shtete

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën e Nju Jorkut, që synonte rigjallërimin e zgjidhjes me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës, por duke përjashtuar në mënyrë të qartë Hamasin.

Teksti, i hartuar nga Franca dhe Arabia Saudite dhe i miratuar me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime, “dënon sulmet e kryera nga Hamasi kundër civilëve më 7 tetor” dhe thotë se “Hamasi duhet të dorëzojë armët dhe të lirojë të gjithë pengjet” e mbajtura në Gaza.

Deklarata do të formojë bazën e samitit të 22 shtatorit, në të cilin Presidenti Emmanuel Macron premtoi të njohë shtetin palestinez.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button