OKB: Mekanizmi për shpërndarjen e ndihmave në Gaza drejtohet nga ushtarë mercenarë anti-muslimanë

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) deklaroi se të ashtuquajturit mekanizma të shpërndarjes së ndihmave të udhëhequr nga Izraeli dhe SHBA-ja, drejtohen nga mercenarë, përfshirë bandat armiqësore ndaj muslimanëve dhe se kjo ka çuar në vdekjen e të paktën 2.000 palestinezëve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të bërë në llogarinë e UNRWA-së në platformën sociale të kompanisë amerikane X thuhet se mekanizmi aktual për shpërndarjen e ndihmave në Rripin e Gazës drejtohet nga mercenarë, përfshirë bandat armiqësore ndaj muslimanëve dhe se kjo ka çuar në vdekjen e të paktën 2.000 palestinezëve.

Deklarata thekson se adresimi i urisë në Gaza kërkon sigurimin e qasjes së sigurt, të vazhdueshëm dhe të gjerë për ata që kanë nevojë, kudo që janë. “OKB-ja, përfshirë UNRWA-në dhe partnerët e saj, ka burimet dhe ekspertizën e nevojshme. Na lini të bëjmë punën tonë”, shtoi ajo.

– Sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës

Pas armëpushimit në Rripin e Gazës që hyri në fuqi më 19 janar, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të ashpra në mëngjesin e 18 marsit. Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 64.725 ndërsa numri i të plagosurve në 163.859.

Të paktën 12.170 palestinezë janë vrarë dhe 51.818 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Është rritur në 2.465 numri i personave të vrarë dhe në 17.948 i të plagosurve që nga 27 maji në sulmet sistematike që shënjestrojnë palestinezët në të ashtuquajturat pika shpërndarjeje të ndihmave në Gaza, të drejtuara nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Ushtria izraelite ka filluar zbatimin e planit të saj ofensiv për të zgjeruar dhe bërë të përhershëm pushtimin e Rripit të Gazës. Kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi se ata do të pushtojnë të gjithë Rripin e Gazës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button