OKB-ja thotë se Izraeli “e dinte saktësisht” vendndodhjen e paqeruajtësve të bombarduar

OKB-ja ka shprehur “shqetësim serioz” për sulmin me granata të Izraelit në Libanin jugor që për pak sa nuk goditi paqeruajtësit e UNIFIL-it.
Ushtria izraelite tha më herët se forcat e saj “hedhën disa granata [trullosëse]” në përgjigje të një “aktiviteti të dyshimtë”, por “asnjë zjarr i qëllimshëm nuk u drejtua ndaj personelit të UNIFIL-it”.
Zëdhënësi i shefit të OKB-së Antonio Guterres, Stephane Dujarric, tha: “Pavarësisht nëse ata kishin ose jo për qëllim ta bënin këtë, … ushtria izraelite ishte plotësisht e informuar paraprakisht për punën që ne po bënim për pastrimin e rrugës në atë zonë.”
“Ata e dinin saktësisht se ku ishim ne, kur do të ishim aty,” tha Dujarric. “Dhe padyshim, ne jemi të lehtësuar që askush nuk u lëndua, por kjo mund të kishte qenë me të vërtetë shumë tragjike.”



