OKB i bën thirrje Britanisë të shfuqizojë ndalimin “joproporcional” ndaj Palestine Action

Volker Turk, shefi i të drejtave të njeriut në OKB, e ka kritikuar ndalimin nga Britania të grupit aktivist Palestine Action, duke e quajtur një keqpërdorim “të shqetësueshëm” të legjislacionit britanik për “kundërterrorizëm”, dhe i ka bërë thirrje qeverisë që të tërheqë vendimin.

“Ky vendim duket joproporcional dhe i panevojshëm,” tha Turk në një deklaratë. “Ai kufizon të drejtat e shumë personave të përfshirë ose mbështetës të Palestine Action, të cilët vetë nuk kanë kryer asnjë vepër penale, por vetëm kanë ushtruar të drejtën e tyre për liri shprehjeje, tubim paqësor dhe asociim.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button