OKB: Grupi i shpërndarjes së ushqimit në Gaza – një organizatë e dyshimtë e Izraelit

Raportuesi Special i OKB-së për të drejtën për ushqim, Michael Fakhri, tha se OKB-ja është gati të dërgojë autokolonat e saj, por se Izraeli ende po mohon ndihmën pas një bllokade 80-ditore të Gazës.

Fakhri e përshkroi Fondacionin Humanitar të Gazës – një organizatë e dyshimtë të cilën Izraeli e ka autorizuar për të shpërndarë ushqim – si “kurth për të grumbulluar njerëzit”, që “shkel çdo parim të së drejtës ndërkombëtare”.

“Kjo është ndihmë që po përdoret … për të zhvendosur njerëzit nga veriu në zona të militarizuara … dhe ka të bëjë me poshtërimin e njerëzve dhe me kontrollin e popullsisë. Kjo s’ka lidhje me ndalimin e urisë.”

Një ndalim izraelit ka penguar agjencinë për refugjatë të OKB-së që të shpërndajë ndihma për njerëzit e zhvendosur dhe të uritur që po ikin nga bombardimet e pandërprera.

Fakhri theksoi se plani i Izraelit, i shpallur në fillim të prillit, është kritikuar nga çdo organizatë humanitare kryesore dhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button