OKB: Deri në vitin 2050, Maqedonia e Veriut do të ketë mbi 300 mijë banorë më pak

Emigrimi, post-modernizimi e kërkesat e një jetese me cilësi më të mirë, janë disa nga shkaqet e tkurrjes së popullsisë.

Deri në vitin 2050, Maqedonia do të ketë mbi 300 mijë banorë më pak. Kështu tregojnë të dhënat e raportit të OKB-së. Shqetësuese mbetet edhe largimi i kuadrit profesional siç janë mjekët, inxhinierët dhe akademikët e rinj.

Kombet e Bashkuara dolën me disa shifra alarmante, se deri në vitin 2050 gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë rreth tre milionë banorë më pak se sot. Serbia do të ketë humbjen më të madhe në shifra absolute dhe në përqindje. Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina nga mesi i shekullit do të humbasin më shumë se 20 për qind të popullsisë së tyre. Maqedonia e Veriut do të ketë një rënie prej 17.3 për qind, ndërsa Mali i Zi do të ketë 14.8 për qind më pak popullsi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button