OKB akuzon Izraelin për destabilizim të Sirisë

Kombet e Bashkuara akuzuan Izraelin për destabilizimin e Sirisë pas një vale sulmesh ndaj objektivave të ndryshme, përfshirë një aeroport, si dhe një inkursion tokësor që la të vrarë 13 persona.
I dërguari i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, dënoi “përshkallëzimet e përsëritura dhe në rritje ushtarake nga Izraeli në Siri, përfshirë sulmet ajrore që raportohet se kanë shkaktuar viktima civile”.
“Veprime të tilla minojnë përpjekjet për të ndërtuar një Siri të re, në paqe me veten dhe rajonin, dhe destabilizojnë Sirinë në një kohë të ndjeshme,” tha ai në një deklaratë.



