OJQ-të mediatike: Portale të sapo krijuara do të marrin para nga buxheti për reklama të partive

OJQ-të e sektorit mediatik kanë reaguar lidhur me rrezikun e korrupsionit ndaj mediave me financimin e fushatës politike në sferën online. Siç shkruan në njoftimin e nënshkruar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SPGPM), dhe Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM), reklamimi politik me pagesë mund të jetë ende subjekt i korrupsionit apo abuzimit partiak mediatik, raporton Alfax.

“Për zgjedhjet e ardhshme nuk janë marrë parasysh ndryshimet e pritshme në Rregulloren Zgjedhore, të cilat janë përkrahur dhe avokuar nga esnafët e gazetarisë dhe organizatave mediatike. Zgjidhjet e vjetra problematike në ligj mbetën, pavarësisht vërejtjeve që iu dhanë krijuesve të zgjidhjeve ligjore në disa takime konsultative të grupeve të punës. Zgjidhjet aktuale janë në dëm të mediave profesionale dhe qytetarëve. Organizatat sindikale mbeten në qëndrimin, pra propozimet e bëra në grupet e punës, që fushatat politike të mos financohen nga buxheti i shtetit”, shkruan në njoftimin e shoqatave gazetareske, raporton Alfax.

“Si pasojë e kësaj, aktualisht 249 media online janë paraqitur në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për financim shtetëror për reklama partiake-politike në fushatën zgjedhore. Është e dyshimtë se disa prej tyre janë faqe me pronar të panjohur ose pa gjurmë, portale të sapokrijuara që dyshohet se janë ndërtuar me qëllim vetëm për të marrë para për fushatën, si dhe portale që nuk publikojnë informacione me interes më të gjerë publik”, shkruan më tej në reagim.

SHGM, SPGPM dhe KEMM bëjnë thirrje që të bëhen ndryshime urgjente në Ligjin për media për krijimin e një regjistri të mediave online në Maqedoni. /Alfax/

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button