OEMVP kërkon ulje të kontributeve të pagave

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore kërkon që të ulen kontributet e pagave. Sipas OEMVP, vendi ynë paguan kontribute më të larta të pagave në rajon.

“OEMVP KËRKON ULJE TË KONTRIBUTEVE TË PAGAVE. A e dini se: RMV ka kontributet më të larta të pagave në rajon! (në grafikon janë të shfaqura normat e kontributeve nga vlera e pagës Neto prej 1000€)”, thuhet në njoftimin e OEMVP-së.

Ndryshe, për momentin, shtesat në formë të kontributeve që i paguhen shtetit për një të punësuar janë afro 38 përqind.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button