O me Rusinë, o me BE-në! Borrell paralajmëron Serbinë kundër lidhjeve të ngushta me Putin

O me Rusinë o me BE-në. Ishte praktikisht ky mesazhi që i përcolli Beogradit shefi i diplomacisë së bllokut, Josef Borrell.

Ai paralajmëroi se ambiciet  për anëtarësim në bllok dhe raportet e ngushta me Moskën nuk shkojnë së bashku…

Harmonizimi me politikën tone të jashtme dhe atë të sigurisë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor konsiderohet një zgjerim i zgjedhjes së tyre strategjike dhe përkushtim për anëtarësim. Mbajtja e raporteve të ngushta me regjimin e Putinit nuk është në përputhje me ndërtimin e të ardhmes së përbashkët me dhe brenda BE-së”, tha shefi i diplomacisë evropiane pas përfundimit të takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së që u mbajt në Luksemburg. /a2news/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button