Nxënësit e Çairit ngjyrosin muret te sheshi “Skënderbeu”

Nxënësit e Çairit kanë filluar një iniciativë për kthimin e shkëlqimit të mureve në sheshin “Skënderbeu”, në pjesën e poshtme ku janë të vendosura shtyllat. Në bashkëpunim me arsimtarët e tyre, kanë filluar të ngjyrosin motive patriotike dhe të tjera duke tentuar kështu që ti hiqet imazhi i zymtë që shoqërohet shpesh me mbeturina dhe papastëri të skajshme.

“Muralet me motive kombëtare, që po i realizojmë te Sheshi Skënderbeu si Komunë e Çairit në bashkëpunim me nxënësit dhe arsimtarët e Artit të shkollave tona komunale, po marrin formë shumë të bukur. Sot i vizitova nxënësit dhe arsimtarët që po vizatonin muralet dhe i inkurajova që të vazhdojnë me aktivitetet e tilla, sepse me këtë jo vetëm që ngritin vetëdijen qytetare për artin, por edhe ndihmojnë në ruajtjen e vlerave kombëtare”, ka shkruar kryetari i Çairit Visar Ganiu në njoftimin lidhur me këtë iniciativë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button