Numri i viktimave nga sulmet izraelite në Gaza kalon mbi 10 mijë

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e bllokuar të Gazës ka kaluar në mbi 10 mijë, ndërsa mbi 60% e viktimave janë gra dhe fëmijë, njoftuan autoritetet e enklavës së bllokuar.

Ashraf al-Qudra, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, mbajti një konferencë për mediat në Spitalin Shifa, duke dhënë informacione për viktimat dhe të plagosurit nga sulmet izraelite.

Qudra deklaroi se numri i të vrarëve në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 10.022, duke përfshirë 4.104 fëmijë dhe 2.641 gra.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button