Numri i të vrarëve në Gaza i afrohet 57.700, sulmet izraelite vazhdojnë pandërprerë

Të paktën 57.680 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023, njoftoi të mërkurën Ministria e Shëndetësisë.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se 105 trupa janë sjellë në spitale në 24 orët e fundit dhe 530 persona janë plagosur, duke e çuar numrin e të plagosurve në sulmet izraelite në 137.409.

“Shumë viktima vazhdojnë të jenë të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit nuk kanë qasje deri te ta,” thuhet më tej.

Izraeli ka rifilluar sulmet ndaj Rripit të Gazës më 18 mars, duke vrarë që atëherë 7.118 persona dhe duke plagosur 25.368 të tjerë, duke shkelur marrëveshjen për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve që kishte hyrë në fuqi në janar.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në këtë enklavë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button