Numri i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar rritet në 144, junta bën apel për ndihmë ndërkombëtare

Kreu i juntës së Mianmarit, gjenerali Min Aung Hlaing, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në vend u rrit në 144, me qindra të tjerë të plagosur, transmeton Anadolu.

Në një adresim televiziv, lideri i Mianmarit gjithashtu paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet pasi tërmetet shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturë.

“Numri i të vdekurve nga tërmeti me qendër në Mandalay ka arritur në 144, me 732 të lënduar”, tha Min Aung Hlaing.

Ai po ashtu kërkoi ndihmë ndërkombëtare pasi përpjekjet e shpëtimit dhe kërkimit po zhvillohen në rajonet e prekura.

Si pasojë, gjithashtu edhe në Tajlandë të paktën gjashtë persona humbën jetën, ndërsa 117 të tjerë u bllokuan ose u zhdukën pasi një rrokaqiell u shemb në Bangkok pas tërmetit të fuqishëm 7.7 ballë me epiqendër në rajonin Sagaing të Mianmarit.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, goditja e parë u pasua nga një tërmet 12 minuta më vonë me maginutë 6.4.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button