Numri i të vdekurve në Gaza shkon në mbi 59.000 derisa lufta izraelite vazhdon

Mbi 59.000 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 134 trupa u sollën në spitale në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e të vdekurve në 59.029, ndërsa 1.555 persona u plagosën, duke e çuar numrin e të plagosurve në 142.135 në sulmin izraelit.
“Shumë viktima janë ende të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk mund t’i arrijnë ato”, tha ministria palestineze.
Më tej, raportohet se 8.196 palestinezë kanë humbur jetën dhe 30.094 persona janë plagosur në sulmet e nisura nga ushtria izraelite që nga 18 marsi, duke shkelur armëpushimin e arritur në Gaza më 19 janar.
Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës, duke thyer një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në muajin janar. Bisedimet për një marrëveshje të re janë duke u zhvilluar në kryeqytetin Doha të Katarit.
Që nga 27 maji, numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në 1.021 dhe numri i të plagosurve ka arritur në 6.511 si rezultat i sulmeve sistematike që synojnë palestinezët në zonat e shpërndarjes së ndihmave të krijuara nga Fondacioni Humanitar i Ndihmës për Gazën, i udhëhequr nga Izraeli dhe ShBA-ja, nën maskën e ndihmës humanitare.