Numërohen mbi 70 për qind të votave në Shqipëri, kryeson Partia Socialiste me mbi 52 për qind

Në Shqipëri janë numëruar mbi 70 për qind të votave për zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që partia në pushtet, Partia Socialiste (PS), e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, kryeson me 52,46 për qind.
Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nga 3.862 qendra të numëruara, nga 5.225 në total, PS-ja është në avantazh. Raportohet se numri i mandateve të deputetëve që siguron PS-ja paraprakisht është 82.

Koalicioni i drejtuar nga partia më e madhe opozitës, “Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore-PD-ASHM”, renditet i dyti me 34,15 për qind, ose paraprakisht 52 mandate.

Sipas të dhënave të publikuara në uebfaqen e KQZ-së, Partia Socialdemokrate renditet e treta me 3,52 për qind për qind të votave ose 3 mandate.

Gjithashtu raportohet se mandate kanë siguruar edhe disa parti të tjera të reja, si Partia Mundësia, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe Partia Lëvizja Bashkë, paraprakisht me nga 1 mandat.

Ndërkohë, pjesëmarrja në zgjedhje, sipas të dhënave nga 3.037 qendra votimi të përpunuara, është 42,21 për qind.

Në Shqipëri të dielën u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku u votua për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë me 140 mandate.

Të drejtën e votës e kishin 3.713.761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Risia kryesore e zgjedhjeve ishte votimi nga jashtë Shqipërisë, pasi për herë të parë votuan edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button