Numërohen 42% e votave: PS drejt 83 mandateve, të vegjëlit në “vështirësi”

Në bazë të të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi procesin e numërimit të votave në rang kombëtar, deri më tani janë numëruar 2,192 nga 5,225 qendra votimi, që përfaqësojnë rreth 42% të totalit.
Deri në këtë fazë, janë numëruar gjithsej 571,663 vota në 12 qarqet e vendit.

Nga rezultatet e deritanishme, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 300,309 vota, që i përkthehen 83 mandate, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 195,993 vota, që në bazë të projeksioneve i përkthehet në  51 mandate.

Për partitë e tjera, përqindjet e votave dhe ndikimi në ndarjen e mandateve paraqiten si më poshtë:

  • Partia Socialdemokrate (PSD): 22,516 vota – 3 mandate
  • Lëvizja Bashkë (BASHKË): 7,444 vota – 1 mandat
  • Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 19,262 vota – 1 mandat
  • Partia Mundësia: 15,364 vota – 1 mandat
  • Lëvizja Atdheu (LA): 740 vota – 0 mandate
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 6,504 vota – 0 mandate
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 1,052 vota – 0 mandate
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 394 vota – 0 mandate
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 2,085 vota – 0 mandate

Deri tani, ndarja e mandateve është si më poshtë:

  • PS: 83 mandate
  • PD-ASHM: 51 mandate
  • PSD: 3 mandate
  • NISMA-SHB: 1 mandat
  • Partia Mundësia: 1 mandat
  • Lëvizja Bashkë: 1 mandat

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button