Nuk ka të ndalur! Edhe një ushtarë izraelit kryen vetëvrasje!

Një ushtar rezervist përgjegjës për identifikimin e ushtarëve izraelitë të vrarë në përleshjet në Rripin e Gazës thuhet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij, transmeton Anadolu.
Sipas një lajmi në gazetën “Haaretz” theksohet se ushtari rezervist Ariel Meir Taman kreu vetëvrasje dje në shtëpinë e tij në qytetin Ofakim në jug të Izraelit.
Taman thuhet se ishte përgjegjës për identifikimin e ushtarëve izraelitë të vrarë në përleshjet në Gaza.
Gjithashtu vëmendja u tërhoq në rritjen e vetëvrasjeve të cilat janë shënuar në mesin e ushtarëve izraelitë që nga fillimi i sulmeve në Gaza më 7 tetor 2023.
Më tej në lajm vihet në dukje se gjashtë ushtarë aktivë kanë kryer vetëvrasje këtë muaj dhe se numri i ushtarëve izraelitë që kanë kryer vetëvrasje që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 45.