Nuk ka debutuar ende me Realin, talenti turk grumbullohet nga Ancelotti për Mallorca-n

18-vjeçari turk, një mesfushor i talentuar me tipare sulmuese, është përfshirë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e radhës.
Ishte ndalur në infermieri sapo mbërriti deri në tetor, pastaj disa javë të tjera ndalesa deri sot.
Paraqitjet e tij si lojtar i Realit të Madridit janë ende zero, kështu që ndeshja me skuadrën e Muriqit (“Dardani” do të mungojë për arsye dëmtimi edhe gjatë janarit) shihet se mundësi për ta parë në aksion.
Ka qenë vetëm në një ndeshje i grumbulluar dhe ka qëndruar në stol, përballë Rayo Vallecanos, më 5 nëntor. Në kryeqytetin spanjoll presin me kuriozitet debutimin e 18-vjeçarit që konsiderohet një nga talentët më të mëdhenj që ka nxjerrë futbolli turk.



