“Nuk e lexoi propozimin e paqes”, Trump shprehet i zhgënjyer nga presidenti ukrainas

Presidenti amerikan Donald Trump duket se ka pritur më shumë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai u shreh i zhgënjyer nga presidenti ukrainas, pasi sipas tij ai nuk e ka lexuar propozimin për paqe, sipas The Kyiv Independent.

“Atyre u pëlqen, mendoj se Rusia është dakord.Po flasim me Putinin dhe udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn.Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që

Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin”, tha Trump.

“Mendoj se Rusia është dakord, nuk jam i sigurt nëse Zelensky është dakord, popullit të tij i pëlqen”, tha ai.
Donald Trump e tha këtë në përgjigje të atyre që e pyetën për zhvillimet e fundit në negociatat e paqes në Ukrainë dhe hapat e ardhshëm.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button