NP “Rrugët e Maqedonisë”: Gjatë fundjavës të vozitet me kujdes, parajamërohen reshje të dendura bore

Pas paralajmërimit të DPHM-së se në ditët në vijim pritet ndryshim i dukshëm i motit me reshje të dendura bore dhe temperatura të ulëta, NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon tek të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë dispozitën ligjore për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, përdorimin e gomave të dimrit dhe rregullimin e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Siç thonë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, vozitësit duhet të kenë edhe rroba të ngrohta në automjetet e tyre, si dhe rezervuare të mbushura me karburant.

Shërbimet do të jenë vazhdimisht në terren, në gatishmëri të plotë dhe do të mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët.

“Gjatë ditëve në vijim, nga data 19.01.2024 deri më 21.01.2024 (e premte, e shtunë dhe e diel), sipas parashikimit të motit nga DPHM-ja, pritet ndryshim i dukshëm i kushteve të motit në vend – reshje të dendura bore dhe temperatura të ulëta të përcjella me shfaqje të erës veriore. U bëjmë thirrje përdoruesve të rrugës që të respektojnë dispozitën e parashikuar ligjore për posedimin e pajisjeve të detyrueshme dimërore, të përdorin goma dimërore, të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, si dhe të kenë rroba të ngrohta në automjete dhe rezervuare të mbushura me karburant”, thekson NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button