Norvergjia: Lufta e Izraelit në Gaza i ka “tejkaluar të gjithë kufijtë”

Në përvjetorin e dytë të sulmeve të 7 tetorit 2023, ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, e quajti sulmin e paprecedentë një “akt brutal terrorizmi” kundër Izraelit dhe popullit hebre.
“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që u prekën atë ditë të dhimbshme dhe me të gjithë ata që ende jetojnë me traumën e thellë dhe pasojat e saj afatgjata,” tha Barth Eide.
Ai theksoi gjithashtu “luftën shkatërruese në Gaza” dhe theu se, ndonëse çdo shtet ka të drejtën të mbrohet, veprimet e tilla “duhet të jenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, të drejtën humanitare dhe të drejtat e njeriut.”
“Përgjigjja e Izraelit ndaj sulmeve të 7 tetorit ka tejkaluar shumë kufijtë që përcaktohen nga këto rregulla,” tha Barth Eide. “Gaza ndodhet në rrënoja, dhe popullsia palestineze është nënshtruar ndaj një vuajtjeje të paimagjinueshme.”



