Norvegjia do ta arrestojë Netanyahun?!

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide thotë se nëse urdhërarresti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) kundër kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, bëhet realitet, Norvegjia është e detyruar ta arrestojë atë.
Dje, prokurori i ICC-së, Karim Khan, i kërkoi gjykatës të lëshojë urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit Netanyahu, ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant, si dhe tre zyrtarëve të Hamasit, përfshirë Yahya Sinwar.
“Nëse ai ose një nga liderët e Hamasit, të cilët janë gjithashtu të paditur, duhet të paraqiten në Norvegji, atëherë ne jemi të detyruar nga ligji ndërkombëtar ta bëjmë këtë. E njëjta gjë vlen për të gjitha vendet në Evropë, me përjashtim të Turqisë”, tha Eide për transmetuesin norvegjez TV 2. /alfax.mk/



