Norvegji, mbahet protestë në mbështetje të Palestinës

Protestë në mbështetje të Palestinës është mbajtur në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, raporton Anadolu.
Pjesëmarrësit në protestë shprehën mbështetjen e tyre për Rripin e Gazës dhe i bënë thirrje qeverisë norvegjeze që të ndalojë tregtinë e armëve me Izraelin.
Ata gjithashtu mbanin flamuj palestinezë dhe kukulla të mbështjella me qefinë të lyera me gjak.
Të paktën 700 palestinezë janë vrarë dhe mbi 900 të tjerë janë plagosur në një fushatë të papritur ajrore në Gaza që Izraeli e filloi të martën, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që u arrit në janar.
Pothuajse 50 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 112 mijë të tjerë janë plagosur në fushatën brutale ushtarake izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.