Njerëzit e Artan Grubit: Hajdeni ta mbrojna gjuhën shqipe!
BDI ka bërë një kërkesë në Facebook drejtuar popullatës që t’u bashkëngjiten para Gjykatës Kushtetuese “për mbrojtje të gjuhës shqipe”.
“Nesër, më 11 dhjetor, në ora 09:00 para dite, ju ftojmë të bashkoheni me ne përpara Gjykatës Kushtetuese.
Ky është një moment vendimtar për të ardhmen e shtetit tonë multietnik dhe demokratik.
Të bashkuar dhe të qetë, le të dërgojmë një mesazh për rëndësinë e respektimit të barazisë, drejtësisë dhe vlerave demokratike”, thuhet në njoftimin e BDI-së.