Një vit i ri pa regjimin e Assadit

Sirianët kanë pritur me festë të madhe Vitin e Ri 2025, që është i pari qëkur i erdhi fundi regjimit të Bashar al-Assadit dhe luftës civile më shumë se 13-vjeçare në shtet.

Damasku ishte në festë të dominuar nga të rinjtë.

Fotografitë prej kryeqytetit sirian kanë shfaqur forcat rebele duke ruajtur aktivitetet në të cilat pati muzikë, DJ dhe fishekzjarrë.

E edhe pjesa tjetër e botës e priti 2025-shin me fishekzjarrë e gala.

Zelanda e Re dhe Australia ishin ndër të parat që ndezën fishekzjarrët, të pasuara nga shtetet aziatike.

Lindja e Mesme pati festë më të zbehtë për shkak të pasigurisë dhe luftës që po mbizotëron atje.

Evropa iu bashkua më vonë festimeve me fishekzjarrë në kryeqendra.

Pjesa tjetër e globit hyri më vonë në vitin e ri.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button