Një tornado godet Tours në Francë – stuhia e fuqishme kaloi edhe përmes aeroportit të qytetit

Një fenomen meteorologjik i rrallë dhe spektakolar ka goditur qytetin e Tours në Francë këtë të hënë në mëngjes, kur një tornadë e formuar nga stuhitë e fuqishme kaloi përmes aeroportit të qytetit.
Pamjet e filmuara nga kulla e kontrollit tregojnë qartë një “rrotullim intensiv”, me mbeturina që ngriteshin në ajër deri në dhjetëra metra lartësi.
Sipas shoqatës Météo Centre – Val de Loire, dëmet janë të shumta, megjithëse ende nuk është bërë një vlerësim i plotë.
Departamenti ishte “në vigjilencë të verdhë”, një nivel relativisht i ulët alarmi, por kjo nuk e përjashton mundësinë e fenomeneve të rrezikshme.
Observatori francez i tornadave dhe stuhive të dhunshme, Keraunos, kishte paralajmëruar për një rrezik të mundshëm të një “fenomeni rrotullues” në këtë zonë, me një probabilitet prej 5% deri në 15%.
Aktualisht, po kryhen hetime në terren për të përcaktuar shkallën e fuqisë.