Një tërmet i fortë godet Kretën, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.8 gradë sipas shkallës Rihter goditi ishullin jugor grek të Kretës, gjysmë ore pas mesnatës, njoftoi sot Instituti Gjeodinamik i Athinës.
Deri më tani, nuk ka pasur raportime për dëme ose të lënduar nga tërmeti, raporton “Katimerini”. Epiqendra e tërmetit u regjistrua në det, në një thellësi prej 29.5 kilometrash, pranë pjesës perëndimore të Kretës, në orën 00:33 pas mesnatës.
Kreta është një nga pjesët e Greqisë që ka tërmetet më të regjistruara dhe është një nga zonat më sizmikisht aktive në botë.



