Një tërmet 7.7 ballë godet Mianmarin, ndjehet fuqishëm edhe në Tajlandë

Një tërmet me magnitudë 7.7 ballë me qendër në Mianmar është ndjerë edhe në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, raporton Anadolu.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) raportoi se epiqendra e tërmetit ishte në Mianmar dhe ndodhi në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.

https://twitter.com/i/status/1905534274247246003

Lëkundjet, të cilat kanë ndodhur rreth orës 13:30 sipas kohës lokale, janë ndjerë fuqishëm në ndërtesat e larta në kryeqytet dhe janë evakuuar shumë ndërtesa.

Në zonën metropolitane të Bangkokut ku jetojnë më shumë se 17 milionë njerëz u aktivizuan sistemet e alarmit dhe qytetarët u evakuuan nga apartamentet dhe hotelet me shkallë dhe dolën në rrugë.

Deri më tani nuk raportohet për humbje jete apo dëme materiale.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), dy tërmete radhazi me magnitudë 7.7 dhe 6.4 ballë u raportuan rreth 16 kilometra në veriperëndim të Sagaing, në veri të kryeqytetit të Mianmarit, Nepido.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në shumë vende përreth duke shkaktuar frikë dhe panik në vendet fqinje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button