Një tërmet 6.1 ballë godet Japoninë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë goditi rajonin Minamisoma të Japonisë, transmeton Anadolu.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ndodhi në provincën e Fukushimës në një thellësi prej 40 kilometrash.

Autoritetet nuk dhanë paralajmërim për cunami ndërsa nuk pati raportime për dëme.

Sipas mediave japoneze, tërmeti u ndje në provincat Iwate, Miyagi dhe Fukushima në orën 12:16 sipas kohës lokale.

Ky tërmet vjen pas tërmetit të fuqishëm 7.4 ballë që dje goditi brigjet lindore të Tajvanit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën nëntë personave ndërsa qindra të tjerë u plagosën.

Tërmeti ishte më i forti që ka goditur vendin ishull në 25 vjet. Në vitin 1999, rreth 2.400 persona humbën jetën kur një tërmet me magnitudë 7.7 ballë goditi Tajvanin në mes të natës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button