Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Maqedoni!

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme. Ai u arrestua pasi është kapur duke hyrë dhe qëndruar ilegalisht në shtet.
“Më 14.02.2025 në ora 19.50 në Strugë, nëpunësit policorë të DPB Strugë kanë arrestuar V.E.(59) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të hyrjes dhe qëndrimit ilegal në territorin e RMV-së. Ai është dorëzuar tek nëpunësit policorë të Departamentit për krim ndërkufitar – Strugë për procedurë të mëtejme”, qëndron në njoftimin e MPB-së.



