Një rrugë e re për zëvendësimin e gazit rus

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, BE-ja reduktoi në mënyrë drastike varësinë e saj dhe sasinë e gazit rus që vinte përmes tubacioneve të gazit. Në vitin 2021, ishte rreth 40 për qind, dhe tashmë në 2023, pjesa e gazit rus ka rënë në 8 për qind. Me gjithë përpjekjet e konsumatorëve kryesorë evropianë të gazit natyror si Gjermania dhe Italia për të reduktuar varësinë nga gazi rus, ai ende përbën 15 për qind të importeve totale të gazit të BE-së. Përveç eksporteve ruse të LNG në Evropë, gazi natyror rrjedh përmes TurkStream, i cili dërgon gazin rus në Greqi, Ballkanin Perëndimor dhe Hungari, mbetet i pandryshuar, duke e bërë kështu burimin më të madh të eksporteve të gazit rus në Evropë.
Ai do të mundësojë furnizim jo vetëm nga Bullgaria, por edhe nga korridori jugor dhe tani vendi do të ketë akses tek të gjithë terminalet e LNG-së që janë aktualisht në funksion në Greqi. Pra do të jetë një kontribut të madh për furnizimin tonë me gaz natyror, por jo vetëm për ne, por me këtë projekt do të mundësojmë furnizimin e fqinjëve tanë veriorë si Serbia dhe Kosova.
Ditë më parë kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se energjia është sot një çështje e rëndësishme në botë në kushtet e agresionit rus kundër Ukrainës. “Të flasësh për energjinë në politikë është një gjë, por të flasësh për realizimin e projekteve energjetike nga pikëpamja teknike është krejtësisht ndryshe. Më lejoni të theksoj se realizimi i projekteve energjetike kërkon kohë, nuk mund ta imagjinoni dhe të realizoni menjëherë të njëjtën gjë. Duhet të bësh një plan, të bësh detyrat e shtëpisë dhe pastaj të kalosh një dekadë deri në realizim”, tha Mickoski.
Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm në këtë drejtim, sepse të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës duhet të gjejnë një alternativë ndaj gazit rus dhe keqpërdorimit të tij për ndikim politik.“Ne duhet të konsolidojmë planet tona dhe të punojmë së bashku, sepse qofshim anëtarë të BE-së apo kandidatë për anëtarësim, duhet të punojmë së bashku, sepse të gjithë jemi të lidhur. Ne jemi një vend i vogël, nuk jemi një konsumator i madh energjie, por jemi një pjesë e rëndësishme sepse të gjitha kontratat e tranzitit nëpër Ukrainë skadojnë deri në fund të vitit. Zgjidhja e vetme do të mbetet Rrjedha e Jugut dhe Rrjedha Turke që do të thotë se gazi rus dhe Rusia do ta përdorin atë për ndikim politik. Prandaj duhet të gjejmë një mënyrë për të zëvendësuar gazin rus me burime të tjera”, tha kryeministri Mickoski.
Sipas tij, Maqedonia po punon me shpejtësi në fushën e energjetikës, po punohet në ndërtimin e interkonjektorëve dhe synimi është që vendi të luajë një rol të rëndësishëm në tranzitin e ardhshëm të gazit azerbajxhanas, të Katarit, amerikan apo burim tjetër gazi ndaj Evropës. “Ne mund të jemi një faktor i rëndësishëm tranziti. Ne po përshpejtojmë ndërtimin e një interkonjeksioni me Greqinë dhe së shpejti do të fillojmë ndërtimin e një interkonjeksioni me Serbinë. Me këtë, vendet e Evropës Qendrore do të kishin akses më të mirë në gazin Azerbajxhanas, Katarit, Kazak dhe SHBA-ve. Tranziti përmes vendit tim është për të mirën e Evropës. Për këtë kemi një departament të ri në Qeveri, Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, e cila do të jetë përgjegjëse për këtë çështje, sepse dëshirojmë të jemi një lojtar i rëndësishëm në këtë fushë”, theksoi kryeministri Mickoski.
Sektori i energjisë në Maqedoninë e Veriut mbështetet kryesisht në lëndët djegëse fosile (linjit dhe gaz natyror) dhe hidrocentrale dhe është i varur nga importet e energjisë elektrike. Gazi natyror aktualisht importohet nga Rusia përmes një pike me një hyrje në kufi me Bullgarinë. Përdoret kryesisht nga konsumatorët industrialë dhe tre termocentrale të kombinuara të ngrohjes dhe energjisë elektrike, ndërkohë që familjet kanë një peshë pothuajse të papërfillshme të konsumit total për shkak të rrjeteve të kufizuara të shpërndarjes. Mirëpo në vitet e fundit, Maqedonia e Veriut gradualisht e ka rritur përdorimin e gazit dhe ka plane gjithnjë në rritje për ta rritur më tej. Së fundmi ndër prioritetet madhore të infrastrukturës së gazit të Maqedonisë është ndërlidhja nga Greqia, me një kapacitet fillestar prej 1.5 miliardë metra kub (bc m) në vit, me mundësi zgjerimi në tre miliardë metër kub. Gjithashtu planet për të ndërtuar një gazsjellës nga Maqedonia e Veriut në Kosovë akoma mbeten vetëm në letër. Në Maqedoni akoma është modest përdorimi i gazit si rrjedhojë e vonesës së ndërtimit të tubacioneve që do të sjellin gazin deri tek amvisëritë, industria dhe institucionet e tjera publike në mbi 90 për qind të shtetit, apo të mungesës së gazsjellësit dytësor.
Planifikohej që edhe termocentralet e Osllomesë dhe Manastirit ta përdorin atë në vend të qymyrit deri në vitin 2040. Interkonjektori i gazit natyror ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është planifikuar të jetë 123 kilometra i gjatë dhe të shtrihet nga Nea Mesimvria në drejtim të Negotinës përmes Gjevgjelisë dhe do të lidhë dy sistemet kombëtare të transmetimit të gazit natyror. Fillimisht planifikohej që ai të përfundojë deri në fundin e vitit 2025.Kjo nënkupton se Maqedonia do të fitojë lidhje të re ndërkufitare për furnizim me gaz përskaj asaj ekzistuese me Bullgarinë. Kjo do të diverzifikojë apo shpërndajë më teje dhe burimet prej nga vendi furnizohej me gaz deri tani apo nga Gaspromi rus. Me fjalë do të krijohen mundësitë për furnizim me gaz nga më shumë burime duke rritur edhe konkurrencën në këtë fushë. (koha.mk)