Po digjet një pyll me drunj ahu mbi Jabollçisht të Epërm të Çashkës

Një zjarr ka rënë mbrëmë në ora 23:00 në afërsi të fshatit Jabollçisht të Epërme në komunën e Çashkës, duke djegur pyllin e ahut, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Nga aty menjëherë kanë dërguar njoftim në NP “Pyjet Kombëtare” filiali “Babuna” nga Velesi, nga ku kanë marrë përgjigje se do të dërgojnë punëtorë për ta shuar zjarrin.
Sipas të dhënave të QMK-së, në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 22 zjarre në hapësirë të hapur. Tetë prej tyre janë ende aktivë këtë mëngjes.
Zjarri mbi fshatin Sellcë, i cili digjet që prej 11 prillit, është ende aktiv edhe pse dy helikopterë të MPB-së dhe rojet e Parkut Kombëtar “Mali Sharr” me 10 persona dhe katër zjarrfikës të Tetovës ishte duke e shuar zjarrin.
QKM ka pasur gjithsej 1998 thirrje në numrin e vetëm të urgjencës – 112 në 24 orët e fundit.
– 61,22 për qind e thirrjeve aktuale në 112 në QMK janë bërë në polici, 29,17 për qind në Ndihmën emergjente mjekësore, 8,33 për qind në zjarrfikës dhe 0,32 për qind në AMSM, thuhet në njoftim.



